Fjalë Kyçe

Suprizat e horoskopit në fundvit

Suprizat e horoskopit në fundvit

Dashi
21.03-20.04

Nuk keni durim me njerëzit që merren me detaje të parëndësishme. Por problemi është se nëse i ngutni gjërat do të bëni një gabim të rëndë. Para se të kryeni punën, kërkoni një profesionist që ka sy kritiku të kontrollojë nëse keni bërë gabime. Shprehni gatishmëri për të përmirësuar gabimet, edhe nëse ju duhen orë të tëra për ta bërë këtë. Është në pyetje reputacioni juaj. Sigurohuni që keni krijuar një prej produkteve që ju hap më shumë dyer e mundësi.
Demi
21.04-20.05

Nuk do t’i merrni përgjigjet që kërkoni, pavarësisht sesa mundoheni. Në vend se të shqetësoni njerëzit që nuk po ju japin informata, është më mirë të hartoni një strategji të tërheqjes. Shikoni dhe prisni do të shihni se gjërat e vogla do t’ju ndihmojnë të zgjidhni këtë dilemë të madhe. Kushtojuni më shumë kujdes gjuhës së shenjave që ju jep një person me autoritet. Nga këto gjeste do të kuptoni gjithçka që ju duhet për ta kuptuar situatën stresuese financiare.
Binjakët
21.05-20.06

Do të dështoni në përpjekjet për të qenë të drejtë. Thjesht, nuk është e mundur të trajtoni të gjithë njësoj. Shpërbleni njerëzit që kanë qenë më të zotë në kryerjen e detyrave më të vështira. Ata që kanë performuar më keq do të duhej të paguheshin më pak. Kur është fjala për të vlerësuar një person, dhe është mirë të masni nivelin e talentit të tyre, jo vetëm të shikoni sesa kohë ka kaluar në punë. Disa punëtorë janë më të vyer se të tjerët.
Gaforrja
21.06-20.07

Të qenit hiperkritik do të ndikojë shumë në një raport të rëndësishëm. I dashuri juaj ose kolegu i punës ka nevojë për kurajë, edhe nëse përpjekjet e tij nuk janë aq impresive. Tregohuni sa më të këndshëm që mundeni me të. Nuk keni pse të pretendoni se ju pëlqen diçka që nuk është e kryer si duhet. Në vend se ta bëni këtë, është më mirë të shtoni punën. Komplimentojeni një mik që është treguar i guximshëm. Nuk është e lehtë kur dikush futet në territore të panjohura. Me mbështetjen tuaj, ky mik do të përmirësohet edhe më shumë në të ardhmen.
Luani
21.07-20.08

Mos pretendoni se jeni të lumtur nëse e keni zemrën e thyer. Është më mirë t’i pranoni ndjenjat e sinqerta. Miqtë do t’ ju japin mbështetje emocionale gjatë kësaj periudhe të vështirë. Fundja, gjithmonë keni qenë shumë të përshtatshëm për ta. Nëse dikush ju ka tradhtuar, është më mirë ta tejkaloni këtë gjendje. Nëse i injoroni këto ndjenja do të futeni në raporte të tjera. Tejkaloni atë që ka ndodhur dhe betohuni se nuk do të mashtroheni më.
Virgjëresha
21.08-20.09

Jeni tipa shumë të ndjeshëm. E keni të vështirë t’i pranoni kritikat, sidomos kur është në pyetje puna. Mos e humbni qetësinë nëse përballeni me kritika të padrejta. Ka gjasë që këto komente janë të duhurat. Ndani kohë të mendoni më mirë dhe të bëni ndryshimet e nevojshme. Do të mahniteni se sa mirë do të pranohet puna juaj pasi t’i bëni disa përmirësime të vogla. Do të kuptoni se një opinion nga jashtë mund të jetë shumë i vlefshëm. Ndani emocionet nga performancat e punës.
Peshorja
21.09-20.10

Rezistoni idesë për të përsëritur një histori të vjetër. Është në pyetje reputacioni i një personi, nuk keni dëshirë të lëndoni një të pafajshëm me përhapjen e disa thashethemeve. Nuk është koha ideale të nënshkruani një kontratë sepse gjasat janë se nuk do të keni në dispozicion materialet dhe shërbimet që ju duhen. Është më mirë të përkushtoheni në vetëm një detyrë. Rrethanat do të ndryshojnë me kalimin e kohës dhe do të keni rast të bëni marrëveshje të reja. Tani për tani shkoni me hapa të sigurt.

Akrepi
21.10-20.11

Nuk e keni luksin të mendoni shumë për një vendim. Koha është shumë e çmuar. Nëse duhet, hidhni short. Gjëja më e rëndësishme është të ecni përpara. Ka shumë gjasa që do të pendoheni më vonë për këtë zgjedhje por nuk keni tjetër opsion. Së paku, do të mësoni një mësim të vlefshëm. Ka gjëra më të këqija në jetë në të cilat mund të gaboni. Nëse qëndroni në një vend do të humbni kohë, para dhe energji të vlefshme.

Shigjetari
21.11-20.12

Keni dëshirë të jepni opinione por askush nuk dëshiron t’ju dëgjojë. Nëse dëshironi të ruani qetësinë, është më mirë të qëndroni të qetë derisa të tjerët flasin. Kjo është situatë frustruese sepse ka shumë njerëz që nuk janë të informuar sa duhet. Nëse përpiqeni t’i përmirësoni vetëm sa do të shkaktoni telashe. Nëse dikush ju bën pyetje të vështira, bëhuni gati t’ua tregoni vendin. Përgjithësisht jeni tipa të hapur për diskutime sa u përket gjërave personale. Por nuk e shkelni vijën kur është fjala për të tradhtuar besimin e dikujt.
Bricjapi
21.12-20.01

Do ta keni vështirë të dëgjoni mendimet tuaja. Njerëzit do të vazhdojnë të merren me jetën tuaj private edhe nëse vendosni në derë një mbishkrim “mos pengo”. Në vend se të kërkoni qetësi, është më mirë të tregoheni më të hapur ndaj bashkëpunimeve. Sa më shpejt që të çlironi veten nga këto gjëra, aq më të lehtë do ta keni punën. Nëse jeni duke punuar në një projekt që kërkon koncentrim të madh, është mirë ta shtyni për një ditë tjetër. Kolegët tuaj nuk janë në gjendje të punojnë pa ndihmën tuaj.

Ujori
21.01-20.02

Njerëzit janë duke ngurruar nga idetë tuaja inovative e të pazakonshme. Ata preferojnë të vazhdojnë me metodat e vjetra e të testuara më parë. Do të jetë e kotë të provoni të impononi agjendën tuaj. Është më mirë që tani për tani të mbani “status quo”. Kur është fjala për metodat e vjetra, mund të ktheheni prapa me një propozim të ri. Mos pranoni telefonata private gjatë orarit të punës ose do të keni telashe. Kryeni obligimet private në kohën e pauzës.
Peshqit
21.02-20.03

Një qëndrim shumë formal do t’i largojë njerëzit prej jush. Është më mirë t’u qaseni klientëve e konsumatorëve me më shumë ngrohtësi. Nuk duhet të bëni gjëra false, por duhet të keni kujdes me sjelljen. Rivalët tuaj janë duke përparuar më shumë në biznes vetëm pse kanë më tepër aftësi ta thyejnë akullin. Edhe ju duhet ta përvetësoni këtë aftësi. Vetëm pse jeni rritur në një mjedis tjetër, nuk do të thotë se duhet të ndiqni të njëjtat principe në të gjitha aspektet e jetës. Sa më fleksibil që tregoheni, aq më të suksesshëm do të jeni.