Fjalë Kyçe

Suspendohen dy policë në Ferizaj, po rrinin në kafiteri gjatë orarit të punës

Suspendohen dy policë në Ferizaj, po rrinin në kafiteri gjatë orarit të punës

Para dy ditëve janë suspenduar dy zyrtarë policorë të Stacionit Policorë të Ferizajt, pasi nuk e kanë respektuar urdhërin e Drejtorit të përgjithshëm të PK-së për mos frekuentimin e kafiterive gjatë orarit të punës.

Dy zyrtarë policorë të SP Ferizaj kanë shfrytëzuar pushimin e pa-autorizuar duke mos respektuar urdhërin e Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës për mos frekuentimin e lokaleve-kafiterive gjatë orarit të punës, këtë gjë për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale në Ferizaj, Agim Gashi

“Për arsye të mos respektimit të urdhërit të Drejtorit të përgjithshëm të PK-së, për mos frekuentimin e lokaleve-kafiterive gjatë orarit të punës apo shfrytëzimi i pushimit të pa-autorizuar në këto lokale, janë suspenduar dy zyrtarë policorë të SP Ferizaj”, kishte thënë Gashi.

Sipas Gashit rasti është proceduar në Drejtorinë e Hetimeve të Brendshme në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.