Fjalë Kyçe

Suspendohen dy policë, u përfshinë në një sulm fizik të mërkurën në Vushtrri

Suspendohen dy policë, u përfshinë në një sulm fizik të mërkurën në Vushtrri

Dy zyrtarë policorë janë suspenduar të enjten me rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Policët e suspenduar dyshohet se kanë kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor” derisa kanë qenë jashtë pozitës zyrtare.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të mërkurën në një fshat të Vushtrrisë.

“Informatat e para për këtë rast IPK i ka pranuar nga policia lidhur me dyshimin se dy zyrtarë policorë (jashtë detyrës zyrtare) janë të përfshirë si të dyshuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor. Incidenti raportohet të ketë ndodhur dje në një fshat të komunës së Vushtrrisë kurse ankuesi në këtë rast është intervistuar nga hetuesit e IPK-së”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Më tej paralajmërohet se do të ndërmerren edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.