Avioni i cili barte nënshkrimin më të ri të Cardiff City, Emiliano Sala ende nuk është gjetur kurse policia angleze ka suspenduar kërkimet për të
Skuadrat e shpëtimit nuk kanë mundur që ta lokalizojnë avionin, një Piper PA-46 Malibu i cili i takonte pronarit të klubit, e që u raportua se është zhdukur të martën gjatë kthimin në qytetin e Uelsit.
“Mundësitë për të mbijetuar në këtë fazë, fatkeqësisht, janë të vogla”, ka lajmëruar Policia e Guernsey.
Sala udhëtoi në Nantes për ti dhënë lamtumirë ish shokëve të skuadrës, para se të kthehej në Britani për t’ju bashkuar klubit të ri.
Kontaktet me avionin janë humbur pasi ai ishte larguar nga aeroporti i Casquets dhe sipas burimeve, poloti kishte kërkuar një aterrim emergjent që ai nuk e bëri.