Fjalë Kyçe

Sveçla pas operacionit ‘Emigranti’: Të vendosur si kurrë më parë për të luftuar krimin e organizuar

Sveçla pas operacionit ‘Emigranti’: Të vendosur si kurrë më parë për të luftuar krimin e organizuar

Ministri i Brendshëm në Republikën e Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës që u zhvillua në Mitrovicë e Prizren.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Sveçla ka thënë se janë të vendosur si kurrë më parë për të luftuar të gjitha format e krimit të organizuar në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

“Të vendosur si kurrë më parë për të luftuar të gjitha format e krimit të organizuar në vendin tonë!”

Ai tutje ka thënë se shteti është i determinuar që të ndërpresë të gjitha rrugët e krimit dhe rrjeteve kriminale.

“Shteti ynë është i determinuar që të ndërpret të gjitha rrugët e krimit dhe rrjeteve kriminale, rajonale e ndërkombëtare, që cenojnë jetën dhe lirinë e qytetarëve tanë dhe të huaj.”, përfundoi Sveçla.

Ndryshe, nga operacioni ‘Emigranti’ që u zhvillua sot në dy rajone, Mitrovicë e Prizren, u arrestuan 20 persona të dyshuar për veprën penale ‘Kontrabandë me emigrantë’.

Postimi i plotë i Sveçlës:

Policia e Kosovës dhe institucionet e drejtësisë realizuan aksionin e radhës me sukses dhe profesionalizëm të lartë. Operacioni “Emigranti” i zhvilluar sot në dy rajone (Mitrovicë e Prizren) rezultoi me arrestimin e 20 të dyshuarve për vepra penale ‘kontrabanda me emigrantë’. Policia sekuestroj një mori provash materiale dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Shteti ynë është i determinuar që të ndërpret të gjitha rrugët e krimit dhe rrjeteve kriminale, rajonale e ndërkombëtare, që cenojnë jetën dhe lirinë e qytetarëve tanë dhe të huaj.