Fjalë Kyçe

Sveçla: Rritja e pranisë policore në veri po bëhet për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët

Sveçla: Rritja e pranisë policore në veri po bëhet për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se është shtuar prezenca e policisë së rendit në veri të Kosovës.

Kjo sipas tij, pas sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura ndaj zyrtarëve policor dhe qytetarëve në veri.

“… Shtimi i numrit të policëve është bërë me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët është vlerësuar e domosdoshme”, u shpreh ai.

Në fund ka lutur qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës të cilët thotë se janë duke u angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim.

Ndryshe, më 6 dhe 7 dhjetor, në komunat në veri të Kosovës ka pasur incidente me armë zjarri dhe me granata.

Të martën, autoritetet bën të ditur se zyrat e komisioneve komunale zgjedhore u dëmtuan nga “mjete të rrezikshme”, nga grupe dhe persona “të maskuar”.

Po ashtu, më 8 dhjetor kishte tentim të plaçkitjes së Bankës Kombëtare të Serbisë në Leposaviq.

Incidentet më 6 dhjetor ndodhën teksa policia po përcillte zyrtarët zgjedhorë për në zyrat e tyre në Mitrovicë të Veriut dhe në Zubin Potok, pasi autoritetet zgjedhore po vazhdojnë përgatitjet për zgjedhjet për kryetarë komune në veri të Kosovës, të caktuara për 18 dhjetor.