Fjalë Kyçe

Sveçla: Së shpejti në Kuvend shkon Ligji për Pensionim të Parakohshëm të Policëve

Sveçla: Së shpejti në Kuvend shkon Ligji për Pensionim të Parakohshëm të Policëve

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme në emisionin “KALLXO Përnime” ka thënë se Kosova ka Policinë më të vjetër në rajon dhe pritet që në Kuvend të shkojë Ligji për Pensionim të Parakohshëm të policëve.

“Me këtë ligj do të afektohen rreth 2 mijë policë “, tha ai.Tutje ai ka sqaruar se si parashihet të rregullohet ligji.“Një zyrtar policor i cili mbush 55 vjet kalon në pensionim të parakohshëm llogaritet diku rreth 60% të rrogës e merr si pension”, ka thënë ai.

Sveçla ka folur po ashtu për shkarkimin e Drejtorit të Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës, Riza Shillovën dhe problemet e Policisë së Kosovës.

“Shillova nuk është shkarkuar, por është transferu në një drejtori tjetër. Largimet janë bërë nga Policia e Kosovës”, ka thënë Sveçla.Sveçla ka potencuar se problemi nuk është ligji, por zbatueshmëria e tij.“Kanë ndodhur transferime, pasardhësit do t’i zgjedhë prapë Policia e Kosovës.

Ndërsa kriteret përcaktohen me ligj. Nuk kemi problem me kriteret, sa kemi problem me zbatueshmëri” , ka thënë ai.