Fjalë Kyçe

Sylejman Selimi viziton Isa Mustafën, kjo është arsyeja

Sylejman Selimi viziton Isa Mustafën, kjo është arsyeja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka pritur në takim në shtëpinë e tij ish-komandantin e UÇK-së, gjeneral Sylejman Selimin.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Mustafa ka thënë se Selimi së bashku me deputetin e LDK-së, Anton Quni kishin ardhë për vizitë për t’u interesuar për shëndetin e tij, shkruan Gazeta Alo.

Mustafa, ka thënë se gjeneral Selimi ka dhënë kontribut të rëndësishëm për çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Sot ishte nder i veçantë për mua dhe familjen time, të më vizitoj ish komandanti i UÇK-së, gjeneral Sylejman Selimi i shoqëruar nga deputeti dhe bashkëluftëtari, Anton Quni, i cili u interesua për shëndetin tim. Gjeneralit Selimit i shpreha gëzimin tim për lirimin e tij por dhe admirimin për qëndresën e tij burrërore e patriotike gjatë gjithë kësaj periudhe. Si Komandant i UÇK-së dhe më vonë në pozita të rëndësishme të larta shtetërore, Gjeneral Selimi dha kontribut të rëndësishëm për çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës. IM/Gazeta Alo/