Fjalë Kyçe

“Ta shkër*** nanen, guxo dil tash e mbas në rrugë”, kërcënohet u.d. i drejtorit të Spitalit të Gjakovës

“Ta shkër*** nanen, guxo dil tash e mbas në rrugë”, kërcënohet u.d. i drejtorit të Spitalit të Gjakovës

Mbrëmjen e sotme, u.d. i drejtorit ekzekutiv të Spitalit të përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka marrë një kërcënim përmes telefonit.

Zëdhënësi i Policisë Nysret Xhurkaj ka bërë të ditur se u.d. i drejtorit të Spitalit të Gjakovës ka njoftuar Policinë, se për shkak të ndërrimeve të bëra në repartin e Pulmologjisë të një punëtori teknik, i dyshuari e ka kërcënuar me fjalët “Pse ma ki ndrru vendin e punës” dhe “Ta shkër***** nonen, guxo dil tash e mbas në rrugë”.

“Me datë 22.01.2022 rreth orës 19:00, viktima (ushtrues i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Spitalit të përgjithshëm “Isa Grezda”, Gjakovë) deklaron se për shkak të ndërrimeve të bëra në repartin e Pulmologjisë, i dyshuari i revoltuar për ndryshim e vendit te punës kishte thirrur përmes telefonit viktimën duke i thënë: “Pse ma ki ndrru vendin e punës” , si dhe “Ta shkër***** nonen, guxo dil tash e mbas në rrugë” dhe e ka mbyllur telefonin”, tha Xhurkaj për Reporteri.net.

Ai theksoi se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt, teksa rasti vazhdon nën hetime.