“Me pas dasht me kry me pare, 5 herë kish dal Llapi kampion. S’kena pas favore asnihere”, Tahir Batatina i bindur: Dikujt i duhen 200 vjet me ardh ku jom une
Tahir Batatina ka qenë mjaft i zëshëm në emisionin e fundit “Favorit” në T7.
Trajneri i Llapit i ka përmendur një nga një padrejtësitë që pretendon ai që po i bëhen ekipit të tij, ndërsa i akuzoi referët se ia humbën 12 pikë në këtë edicion deri tash.
Batatina kërkon drejtësi dhe korrektësi, pasi insiston se, nëse do të ishte i dallavere, do të kishte mundësi financiare për t’i blerë pesë tituj të kampionit të Kosovës, shkruan “Gazeta Express”.
“Unë po du veç ‘fair-play’. Pse s’ka pas pare Llapi, pesë herë kish dal kampion nëse kishim dasht me kry me lekë. Unë du me dal kampion me meritë, me djersë. E nëse s’dojnë me lon Llapin me dal kampion me djersë, ok mos te lojnë. Do të thotë, s’ka drejtësi”, deklaroi fillimisht Batatina në “Favorit”.
“A për futboll, e kena pa se si ka bo gara sivjet Llapi dhe si kanë bo skuadrat tjera. Favore s’ka pas Llapi kurrë. S’ka pas kur ka hup kupa, në vitin 2018/19 për interesa të palës së dytë, të tretë. Ju ka marr edhe titulli. Prapë po pretendohet t’i merret titulli edhe pse jena kon shumë larg me cilësi, me organizim, me nivel, me ekip, me krejt, më shumë se skuadrat rivale. Normal që nuk mund të luftojna na kundër arbitrave dhe kundër kundërshtarit. Është logjikë e shnoshë, 27 ndeshje, 12 pikë i ka humb Llapi nga referët”, vazhdoi trajneri llapjan.
Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë.