Fjalë Kyçe

Tahiri: Anëtarësimi në KiE s’ndërlidhet me Asociacionin, Qeveria të mos e dëmtojë Kosovën

Tahiri: Anëtarësimi në KiE s’ndërlidhet me Asociacionin, Qeveria të mos e dëmtojë Kosovën

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk ndërlidhet me anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

“Anëtarësimi në Këshill të Evropës tani më është në Komitetin e Ministrave i cili do të mbahet më 16 dhe 17 maj. Ajo që dimë është që votimi në Asamblenë Parlamentare dhe rekomandimi për anëtarësim Kosovës është i qartë. Asociacioni aty nuk është kusht, megjithatë Komiteti ka të drejtë në diskrecionit të ja bëj apo jo ftesën Kosovës”, është shprehur Tahiri.
Ai ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në KiE është tejet i rëndësishëm dhe i hap rrugë anëtarësimit për në Bashkim Evropian.

“Kosova duhet të anëtarësohet në KiE është hapi natyral drejt integrimeve evropiane është hapi i radhës pra nuk mund të ndodh anëtarësimi në BE para se me ndodh anëtarësimi në KiE. Anëtarësimi në këtë institucion e forcon shumë subjektivitetin ndërkombëtar dhe në fakt barazohet me 46 shtete tjera të cilat janë anëtare prej tyre 14 janë që nuk na kanë njohur”, ka deklaruar Tahiri.

E për ta përfunduar të gjithë procesin, Tahiri thotë se është në dorën e Qeverisë dhe se ligjvënësit e kanë kryer punën e tyre.

“Qeveria duhet ta ketë parasysh që ky ka qenë një proces i gjatë që hallkat e vendimmarrjes në këtë proces nuk kanë qenë të lehta, veçanti në Asamblenë Parlamentare. Ju e dini që në Paris ne kemi bërë gjithçka që është e mundur që ndodh votimi, pastaj kemi punuar në asamblenë parlamentare dhe ky është një proces i cili nuk guxon të rrezikohet, Kosova duhet ta sheh se çka duhet të bëj kjo është tani më në dorën e Qeverisë, Kuvendi e ka kry punën e vet. E vetmja gj që ne i themi Qeverisë, është të kenë kujdes dhe të mos e dëmtojnë Kosovën në këtë moment që është goxha jetik për integrimin euroatlantik dhe forcimin e subjektivitetit vet ndërkombëtar”, ka deklaruar Tahiri./EO