Fjalë Kyçe

Tahiri deklarohet për rastin e të miturës nga Drenasi

Tahiri deklarohet për rastin e të miturës nga Drenasi

Ministri i drejtësisë Abelard Tahiri ka folur lidhur me rastin e 16 vjecares nga Drenasi e cila ishte abuzuar seksualisht nga profesori dhe pastaj edhe nga polici hetues.

Tahiri tha se ky rast ishte shumë prekës për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe se tashmë organet e drejtësisë po merren me rastin.

“Ka qenë mjaft prekëse rasti i abuzimit të një të miture sidomos nga njerëz që janë të thirrur të mbajnë  rend, të jenë pjesë e abuzimit. Kam kerkuar nga Prokurori Lumezi dhe nga Policia t’a shtojnë angazhimin sepse flitet për një periudhë mjaft të gjatë. Kemi të ndaluar disa persona dhe tani kjo është çështje e Prokuriosë dhe hetueseve policorë” , ka deklaruar Tahiri në T7.

Tutje ai tha se ky nuk është rasti I vetëm në Republikën e Kosovës duke theksuar faktin se në shkollat e vendit rastet e tilla janë të shpeshta.

“Është mjaft e rëndë. Kemi profesorë që vuajnë dënimin pikërisht për ngacmime seksuale me nxënëse, dhe që kanë abuzuar me detyren e tyre”, ka thënë Tahiri.