Fjalë Kyçe

Tahiri: Disa biznese s’mund t’i shlyejnë gjobat, rrezikojnë mbylljen

Tahiri: Disa biznese s’mund t’i shlyejnë gjobat, rrezikojnë mbylljen

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka paraqitur prova që sipas tij tregojnë arsyet që duhet biznesve t’u falen gjobat e shqiptuara gjatë pandemisë.

Tahiri para deputetëve ka thënë se disa biznese nuk mund t’i shlyejnë borxhet dhe disa rrezikojnë edhe mbylljen për shkak të funksionimit të mangët të tyre.

“Meqë situata me pandeminë është nën kontroll, duhet të fokusohemi nga pandemoi. Gjobat nuk kanë qenë të projektuara për të shtuar të hyrat”, ka thënë Tahiri.

“Sipas ASK-së, në shumë prej sektorëve tashmë ka kaluar mbi 20% humbja e vendeve të punës e rrezikojmë të shkojmë deri në 40 për qind. Nuk duhet harruar se bizneset janë në krizë të thellë. Mbi 1700 gjoba rreth 2 milionë euro, shumë biznese janë dënuar nga 2 e 3 herë. Nga ATK-ja kemi mësuar se numri i aplikueseve për këte masë ështe rreth 1000 biznese”.

Ai u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë pro shlyerjes së gjobave të shqiptuara gjatë pandemisë.