Fjalë Kyçe

Tahiri: Do t’i kthejmë të gjithë qytetarët e Kosovës nga Siria

Të premten rreth mesnate një aeroplan nga Stambolli ka kthyer në Kosovë së paku 30 gra e fëmijë kosovarë, që për vite të tëra kanë qëndruar në kampe në Siri, shkruan GazetaAlo.

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri në një konferencë për media ka thënë se me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë kthyer qytetarët e Kosovës nga Siria.

Ai tutje ka thënë se do të punojnë që çdo qytetarë i Republikës së Kosovës që ndodhet atje të kthehet në vendin e tyre.

“Nuk kemi arritur t’i kthejmë te gjithë, pa dyshim ka edhe qytetarë tjerë, por  nuk do të ndalemi të punojmë që çdo qytetarë  i  Republikës së  Kosovës të kthehet në vendin e tij”, është shprehur Tahiri.