Fjalë Kyçe

Tahiri e kritikon Bislimin: Po e krahason UÇK-në me ushtrinë vrastare jugosllave

Tahiri e kritikon Bislimin: Po e krahason UÇK-në me ushtrinë vrastare jugosllave

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun Kosovë – Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tregoi sot se në takimin me përfaqësuesin e palës serbe, Petar Petkoviq të mërkurën janë marrë vesh që të hapen të gjitha arkivat.

Tahiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se është skandaloze barazimi I arkivave të ushtrisë çlirimtare me atë të një ushtrisë vrastare.

“Skandaloze barazimi i arkives se nje ushtrie vrastare me ate te nje ushtrie clirimtare…deshtim i pafalshem i delegacionit te Kosoves ne dialogun e Brukselit dje”, shkroi Tahiri.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi sot në një konferencë për media ka folur për takimet dy ditore që ka pasur në Bruksel me palën serbe dhe Emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak. Bislimi tha se pala serbe është dakorduar që të hapen arkivat shtetërore. Ai tha poashtu që ndërprerja e marrëveshjes për targat që ka pasur afat skandence është interpretuar nga Bashkimi Evropian si shkelje nga ana e palës kosovare.