Fjalë Kyçe

Tahiri e pyet Kurtin: Si është e mundur që shpedicionin e kamionit me 400 kg kokainë e ka bërë vëllai i drejtorit të doganave

Tahiri e pyet Kurtin: Si është e mundur që shpedicionin e kamionit me 400 kg kokainë e ka bërë vëllai i drejtorit të doganave

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës i ka kërkuar llogari kryeministrit Albin Kurti, lidhur me çështjen e drejtorit të doganës, Agron Llugaliu. Ai tha se ka qenë pikërisht vëllai i drejtorit të doganës, ai i cili e ka bërë shpedicionin e kamionit në të cilin janë kapur 400 kilogramë kokainë në Lipjan, shkruan Gazeta Express.

Më tutje Tahiri tha ky drejtor do duhej shkarkuar menjëherë nga Kurti.

“Tek drejtoi i Doganave. Nuk desha ta përmend por e përmende si storie të suksesshme rekrutimin e këtij drejtori. Qysh është e mundshme që shpedicionin e kamionit në të cilin janë zënë 400 kilogramë kokainë e ka bërë vëllai i drejtorit të doganave. Si është mundur. Në rrethana normale ky drejtor ish dashur që të suspendohet menjëherë. Kjo është e tmerrshme z. kryeministër. kjo nuk është aferë por është megaferë”, ka thënë ai.

Më tutje Tahiri ka folur edhe për deklarartat e Kurtit se në vendet e rajonit ka kriminelë të luftës.

“ Z. kryeministër, nga paaftësia juaj për të prezantuar një program me një vizion të qartë për zhvillimin e vendit për katër vitet e ardhshme, ju i jeni kthyer me kritika opozitës. Halli i qytetarëve nuk është paaftësia e opozitës por paaftësia e qeverisë. Sa i përket deklarimit tuaj, vërtetë është për marre. Ju qysh në start keni treguar një lloj kompleksi inferioriteti ndaj Aleksandër Vuçiqit. Ai ka qenë pjesë e një regjimi që ka kryer krime në Kosovë. Ata munden me u fsheh në veri por edhe në Bosnje por ata nuk janë kriminelë të Kosovës por janë kriminelë të regjimit të Millosheviqit”, ka thënë ai.