Fjalë Kyçe

Tahiri: Është e drejtë qytetare tërheqja e mjeteve nga trusti

Tahiri: Është e drejtë qytetare tërheqja e mjeteve nga trusti

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, u ka bërë thirrje deputetëve që të mbështesin Ligjin që u mundëson qytetarëve tërheqjen e 30% të shumës së trustit.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri thotë se në gjendje të jashtëzakonshme nuk dihet të sillemi zakonshëm.

Postimi i plotë Tahirit:

Logjika e Trustit është kursim personal nga të hyrat e qytetarëve, prandaj ne e vlerësojmë se është e drejtë qytetare përvetësimi i këtyre mjeteve në kohë krize.

U bëjë thirrje deputetëve që ta mbështesin Ligjin që u mundëson qytetarëve tërheqjen e 30 % të shumës së trustit.

Nuk duhet që në gjendje të jashtëzakonshme të sillemi zakonshëm!