Fjalë Kyçe

Tahiri gjyqtarëve dhe prokurorëve: Urime pagat e dinjitetshme

Tahiri gjyqtarëve dhe prokurorëve: Urime pagat e dinjitetshme

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka arritur të mbrojë pavarësinë financiare të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Në seancën e mbajtur sot, Tahiri ka mbrojtur sistemin e drejtësisë nga ndryshimet që kohëve të fundit i kishin bërë Komisionet në Kuvend, e të cilat parashihnin paga më të zvogëluar për këtë sektor.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Tahiri ka uruar gjyqtarët dhe prokurorët dhe ka falënderuar për mbështetjen kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin dhe deputetët.
“Urime pagat e dinjitetshme për gjyqtarë dhe prokurorë. Falënderoj Kryetarin e Kuvendit z. Kadri Veseli, Kryeministrin Ramush Haradinaj, shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi si dhe deputetët për mbështetjen që më dhanë në argumentimin tim për mos cenimin e pagave të bartësve të pushtetit të tretë” ka shkruar Tahiri.

Për të parin e drejtësisë në ekzekutivin e vendit, sundimi i ligjit do të mbetet prioritet.
“Sundimi i ligjit është dhe do të mbetet prioritet themelor i Republikës” ka përfunduar Tahiri.