Fjalë Kyçe

Tahiri: Kush është gjykuar më parë s’do të thirret prapë nga Specialja

Tahiri: Kush është gjykuar më parë s’do të thirret prapë nga Specialja

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri thotë se ata që janë gjykuar më parë nuk do të thirren prapë nga Gjykata Speciale.

Ndërkohë ai ka treguar se të gjithë ata që janë ftuar deri më tani për dëshmi nga Gjykata Speciale ‘kanë treguar përgjegjshmëri të lartë’.

Tahiri thotë se nuk di ndonjë emër i cili mund të gjykohet nga Gjykata Speciale.

“Asnjëherë. E them me përgjegjshmëri të plotë se asnjëherë s’kam biseduar për emra që mund të gjykohen nga kjo Gjykatë”, tha Tahiri në emisionin ‘Pressing’.