Fjalë Kyçe

Tahiri: Me ndihmën e SHBA-së kemi kthyer kosovarët nga Siria

Tahiri: Me ndihmën e SHBA-së kemi kthyer kosovarët nga Siria

Të premten rreth mesnate një aeroplan nga Stambolli ka kthyer në Kosovë së paku 30 gra e fëmijë kosovarë, që për vite të tëra kanë qëndruar në kampe në Siri, shkruan GazetaAlo.

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri në një konferencë për media ka thënë se me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë kthyer qytetarët e Kosovës nga Siria.

“Sot ne orët e para të  mëngjesit është zhvilluar një mision tejet i  rëndësishëm me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikes kemi kthyer kosovarët nga Siria” është shprehur Tahiri në një konferencë për medie.