Fjalë Kyçe

Tahiri: Nëse tërhiqet Ligji i Pagave, mësimdhënësit ta harrojnë pagën 600 euro

Tahiri: Nëse tërhiqet Ligji i Pagave, mësimdhënësit ta harrojnë pagën 600 euro

Koordinatori Nacional për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, ka thënë se nëse tërhiqet Ligji i pagave humbësit më të mëdhenj do të jenë mësimdhënësit.

Koordinatori Nacional për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria ka pasur më së shumti takime me SBASHK-un nga të gjitha sindikatat tjera dhe atyre u janë shpjeguar mundësitë.

Ai ka thënë se mësimdhënësit do ta kenë problem të arrijnë pagë mbi 600 euro edhe nëse tërhiqet Ligji i pagave, pasi askush në rajon nuk ka paga më të mëdha.

“Mbajeni në mend nëse tërhiqet Ligji i Pagave, humbësit më të mëdhenj do të jenë mësimdhënësit. Mbi 600 euro, profesori do të ketë problem të arrijë pagë, sepse asnjë profesor i shkollës së mesme në rajon nuk e ka këtë pagë. Po ashtu edhe për mësues 525 euro, edhe për edukatorë…”, tha Tahiri në RTV Dukagjini.

Koordinatori Nacional për Qeverisje Lokale ka thënë se shpreson që edhe opozita ta votojë Projektligjin e pagave, pasi në masë të madhe i rregullon problemet.

“Deri në vitin 2021 jam i bindur se rritja e pagave për mësimdhënësit do të arrijë në shifrën 30%…Duhet të shikohet pak edhe cilësia, PISA na ka dalë mjaft keq…”.

Duke folur për grevën e doganierëve, Tahiri ka thënë se do të kenë mirëkuptim për ta, pasi sipas tij është e vërtet se ata kanë punë më specifike se shërbyesit tjerë publikë.