Fjalë Kyçe

Tahiri (PDK): Thaçi dhe të tjerët janë vaksinuar kundër COVID-19

Tahiri (PDK): Thaçi dhe të tjerët janë vaksinuar kundër COVID-19

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë janë vaksinuar kundër COVID-19.

Tahiri në T7 tha se është e pabesueshme se si nuk është lejuar deri tash vizita e të paraburgosurve në Hagë, ani pse Thaçi dhe të tjerët janë vaksinuar.

“Tashmë me sa e di ata janë vaksinuar edhe zotëri Thaçit edhe të tjerët. Do të duhej që familjarët e tyre me prioritet të vaksionoheshin në Kosovë që t’i vizitonin pastaj ata. Vizitat e tilla është e pabesueshme qysh nuk janë lejuar tash e sa muaj”, tha Tahiri.