Fjalë Kyçe

Tahiri: Zgjedhjet të mbahen pas 22 tetorit, të mos iu shkurtohet mandati kryetarëve

Tahiri: Zgjedhjet të mbahen pas 22 tetorit, të mos iu shkurtohet mandati kryetarëve

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, në takim me presidenten Vjosa Osmani, ka kërkuar që caktimi i datës së zgjedhjeve lokale të bëhet në përputhje me afatet kushtetuese, në mënyrë që të mos u shkurtohet mandati asnjë kryetarit komunal.

Tahiri pas takimit ka folur për media, ku ka treguar se çka ka I ka kërkuar Presidentes Osmani në lidhje me zgjedhjet lokale.  

“Diskutuam për përgatitjet për zgjedhjet lokal në takim ishte Shefi i Shtabit e bëra publik qëndrimin e Aleancës dhe është me rëndësi që zgjedhjet të mbahen në afatet kushtetuese, mandati të mos shkurtohet dhe të ketë një konsultim që zgjedhjet të ndodhen në afatet kohore. Aty i diskutua data 31 dhe mandati i kryetarëve përfundon me 22 tetor dhe nuk është mirë me ju ndal mandati asnjë ditë. Jo s’kemi parapëlqyer me rëndësi është që mandati të jetë i plotë”, ka deklaruar Tahiri.