Fjalë Kyçe

Taksa ndaj Serbisë ka rritur kontrabandën

Taksa ndaj Serbisë ka rritur kontrabandën

Dogana inkason të ardhura deri në 2 milion çdo vit nga ndalimi i kontrabandës

Një luftë të madhe me kontrabandën e zhvillon edhe Dogana e Kosovës.

Nga zyrtarët e këtij institucioni njoftohet se ka ulje të kësaj veprimtarie.

E që nga paslufta janë disa produkte që shkaktojnë problem për Doganën.

“Mallrat të cilat janë kontrabandu kanë qenë mallrat që kanë vlera të mëdha apo kanë pas shmangie të detyrimeve doganore më shumë. Të marrim si shembull kanë qenë nafta, produktet e duhanit e të tjerë, pra produktet që kanë pasur taksë të akcizës, edhe alkooli”, ka thënë zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

Mirëpo, një gjë e tillë ka ndryshuar që nga koha kur ka filluar aplikimi i taksës 100%

“Pas aplikimit të masën 100% ne kemi vërejtur që mallrat që kontrabandohen janë mallrat ushqimore kanë tentu ne i quajmë mallra me vlerë të ulët.”

Më tutje, Stavileci tregon edhe për zonat në të cilat kontrabandohen më së shpeshti mallrat.

“Zonat e nxehta, pjesa veriore e Mitrovicës, është një pjesë e dheut të Bardhë, pastaj rajoni i Gjilanit si dhe rajoni i kufirit me Shqipërinë.”

Dogana e Kosovës, në një mesatare inkason të ardhura prej 2 milion çdo vit nga ndalimi i kontrabandës.