Skuadra e Inter duket se është afër një marrëveshjeje të madhe në afatin kalimtar dimëror.
Ata raportohet të kenë fituar betejën me Chelsea dhe janë afër nënshkrimit me një nga mesfushorët më premtues në Evropë.
“Calciomercato” raporton se anëtari i Cagliari, Nico Barrella ka arritur marrëveshje me Inter dhe do të kalojë në “San Siro” pas përfundimit të këtij sezoni.
Lojtari i ka dhënë dritën e gjelbër skuadrës së tij për kalimin tek Inter dhe tani mbetet që skuadra nga Milano të paguaj rreth 40 milionë euro për të.
Në garë për lojtarin ishin edhe Napoli e Chelsea, por duket se Inter kanë qenë më bindës për 21 vjeçarin.