Fjalë Kyçe

Tani AKR-ja propozon Behgjet Pacollin si kandidat për President

Tani AKR-ja propozon Behgjet Pacollin si kandidat për President

Pas Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që kërkoi që kreu i saj Ramush Haradinaj të kandidohet për president të vendit, të njëjtën gjë për kreun e saj po e kërkon Alternativa Kosova e Re. Kjo parti ka kërkuar që Behgjet Pacolli të shpallë kandidaturën e tij për president të vendit.

Naim Murseli, këshilltar i Pacollit, në një postim në Facebook ka shkruar se kandidaturën e Pacollit po e kërkojnë edhe “një pjesë e qytetarëve dhe e shoqërisë civile”.

“Kjo gjë po kërkohet tani edhe nga partia, Aleanca Kosova e Re. Gjithmonë duke respektuar mandatin kushtetues të Presidentit aktual. Si ish-President i vendit, z. Pacolli ka dëshmuar se i vendos interesat e vendit para ato të tij. Në rast të marrjes së detyrës ai do të jap dorëheqje nga pozita e Kryetarit të AKR-së”, ka shkruar Murseli.