Gratë në të ardhmen mund të dërgohen në hapësirë pas një përzgjedhje të spermës gati për të populluar planetë të tjerë, thonë studiuesit, ndërsa testojnë efektet e zero-gravitetit në spermë.
Spermatozoidi i ngrirë mund të transportohet në hapësirë për të “hapur mundësinë e krijimit të një banke të spermës njerëzore jashtë Tokës”, thonë studiuesit në qendrën shëndetësore të grave Dexeus në Barcelonë.
Kjo do të thotë se astronautët meshkuj do të zëvendësohen nga ekipe që do të përbëhen të gjitha prej grave në mënyrë që të riprodhohen ndërsa ndodhen në hapësirë.
Por nevojitet punë e mëtejshme për të kuptuar plotësisht efektin e kushteve të hapësirës dhe niveleve të ndryshme të gravitetit.
Mostrat e ngrira të ekspozuara ndaj kushteve të gravitetit të ulët dhe ato që mbahen në tokë duhet të qëndrojnë të shëndetshme, thonë studiuesit.
Studimi është paraqitur në Takimin vjetor të Shoqërisë Evropiane të Riprodhimit Human dhe Embriologjisë në Vjenë të Austrisë.
Kjo vjen pasi NASA botoi një letër duke argumentuar se ekipet me gjini të njëjtë janë më të mira dhe gratë kanë më shumë gjasa të bashkëpunojnë.
Dr Montserrat Boada, nga qendra e shëndetit të grave Dexeus në Barcelonë, tha: ‘Disa studime sugjerojnë një rënie të konsiderueshme në lëvizjen e mostrës së freskët të spermës së njeriut.
‘Por asgjë nuk është raportuar për efektet e mundshme të dallimeve gravitacionale në embrionet e ngrira njerëzore, në të cilën gjendje ata mund të transportohen nga Toka në hapësirë.
“Nuk është e paarsyeshme të fillosh të mendosh për mundësinë e riprodhimit përtej tokës”.
Studiuesit përdorën spermën nga dhjetë dhurues të shëndetshëm, duke i ekspozuar disa nga mostrat në mikrogravitet duke përsëritur një fluturim në një hark të pjerrët në një avion të vogël aerobatik.
Mostrat u analizuan pastaj lidhur me përqendrimin, lëvizshmërinë dhe fragmentimin e ADN-së – teste këto të cilat u kryen për të kontrolluar fertilitetin.
Nuk ka dallime të konsiderueshme në mes të mostrave të mbajtura në tokë dhe atyre të ekspozuara ndaj mikrogravitetit, thotë studimi.
“Mungesa e dallimeve të vërejtura në karakteristikat e spermës midis mostrave të ngrira të ekspozuara ndaj mikrogravitetit dhe atyre që mbahen në kushtet e tokës, hapin mundësinë e transportimit të sigurt të embrioneve të meshkujve në hapësirë dhe duke marrë parasysh mundësinë e krijimit të një banke të spermës njerëzore jashtë Tokës”, thanë hulumtuesit.
Megjithatë, ata shtuan se ky është një studim paraprak dhe ata duhet të vërtetojnë gjetjet e tyre me më shumë mostra dhe të ekspozojnë spermën në kushte të ngjashme me hapësirën për periudha më të gjata kohore.
‘Opsioni ynë më i mirë do të jetë kryerja e eksperimentit duke përdorur dritën e hapësirës reale, por qasja është shumë e kufizuar’, tha Dr Boada.