Fjalë Kyçe

Tare synon ta transferojë tek Milani yllin e Kombëtares së Kosovës

Tare synon ta transferojë tek Milani yllin e Kombëtares së Kosovës

Igli Tare pritet të bëhet drejtor i ri sportiv i Milanit.

Dhe, ish-futbollisti i njohur shqiptar ka nisur qysh tash ta projektojë në mendjen e tij Milanin e sezonit të ardhshëm.

Sipas portalit italian “Calciomercato”, ish-drejtori sportiv i Lazios ia ka vënë syrin yllit kosovar, Edon Zhegrova.

Tare e pëlqen tej mase përfaqësuesin kosovar, ndërsa ai mund ta zëvendësojë Chukwuezen, i cili pritet të largohet nga San Siro gjatë verës.

Zhegrova ka kontratë me Lillen deri në verën e vitit 2026 dhe Tare beson se mund ta transferojë atë në Milano për 20 milionë euro.

Zhegrova është i gatshëm për hapin e radhës në karrierë dhe gjatë verës e ka paralajmëruar largimin nga Franca pasi s’dëshiron ta vazhdojë kontratën me klubin aktual.

26 vjeçari nuk ka luajtur ende në vitin 2025 shkaku i një lëndimi dhe po përgatitet për rikthimin e madh.