Fjalë Kyçe

Taulant Xhaka i dedikon bashkëshortes fjalët më të bukura të dashurisë

Taulant Xhaka i dedikon bashkëshortes fjalët më të bukura të dashurisë

Sot në familjen e futbollistit, Taulant Xhaka, është një ditë e veçantë.

Bashkëshortja e tij, Arbnora Nuredini feston ditëlindjen dhe me këtë rast nuk ka munguar një dedikim tepër emocionues nga Xhaka.

Ai ka publikuar në Instagram një foto nga dita e tyre e dasmës dhe e ka shoqëruar me disa fjalë shumë të bukura.

“Urime ditëlindjen gjithçka e imja. Të dua jeta ime”, ka shkruar futbollisti.

Kujtojmë që çifti janë martuar në janar të vitit 2020 dhe janë prindër të një djali./abcnews.al