Fjalë Kyçe

Tayna është gati për Halloween, por vëmendja shkon diku tjetër

Tayna është gati për Halloween, por vëmendja shkon diku tjetër

Tayna thotë se ka zgjedhur kostumin për Halloween dhe është shumë provokues.

Tayna këto ditë ka sjellë fotografi të shkëputura nga setet që i realizoi së fundi dhe shfaqet shumë joshëse, shkruan lajmi.net.

Në imazhet e fundit, rep-artistja u shfaq e veshur me një minifund të bardhë dhe bluzë që ia zbulonte pothuajse tërësisht gjoksin.

“Nuk është ende Halloween dhe unë tashmë jam veshur si dashuria e jetës tuaj🥰 “, ka shkruar ajo, ndërsa fansat ishin të shpejtë me komente.

Kujtojmë se Tayna së fundi ka sjellë disa fotografi, në të cilat u shfaq me krahë engjëlli dhe bikini të bardha.

Kënga e fundit e Taynës titullohet “Qe qe”, e realizuar edhe me videoklip, kurse së shpejti pritet ta publikojë një tjetër projekt.

https://www.instagram.com/p/CF2sMfxgvDG/?utm_source=ig_embed