Fjalë Kyçe

Tayna flet për ata që e urrejnë

Tayna flet për ata që e urrejnë

Për vetëm një kohë të shkurtër është rikthyer në një nga emrat më të komentuar në mediat rozë.

Fjala është për reperen nga Prizreni, Doruntina Shala apo siç njihet me emrin artistik Tayna e cila tashmë ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve.

E meqë ka arritur suksese të mëdha në karrierë një ndjekëse e ka pyetur atë se çfarë mendon për ata që e urrejnë.

“Nuk egzistojnë “hejterat”. Ata jon veç njerz t’lëndum edhe pa vetbesim që mundohen shpraztin e personalitetit me reflektu te dikush tjetër. Atyre i duhet shërim”, është shprehur Tayna.

Ndryshe, ajo po vazhdon të pëlqehet mjaft shumë nga publiku, projektet e së cilës numërojnë miliona klikime në YouTube.