Fjalë Kyçe

Tayna i përgjigjet ndjekësit që i tha “pse je kaq e shëmtuar?”

Tayna i përgjigjet ndjekësit që i tha “pse je kaq e shëmtuar?”

Tayna i ka kthyer përgjigje ndjekësit.
Reperja Tayna ka marrë ‘guximin’ së fundmi për ta publikuar një foto ku shfaqet e pa grimuar, shkruan lajmi.net.

Duke qenë se jemi mësuar ta shohim të kuruar deri në detaje, publikimi i kësaj fotografie u erdhi papritur ndjekësve mirëpo komentet kanë qenë pozitive por jo të gjitha.

Dikush prej tyre e ka pyetur “pse je kaq e shëmtuar?” ndërsa Tayna i ka dhënë përgjigjen epike.“Une s’jam miss, unë jam këngëtare. E mirë apo e keqe, me hundë ose pa hundë, kjo që m’ka fal Zoti. Mua m’pëlqen vetja, ta kisha sugjeru edhe ty. Përderisa sheh gabime te unë, ti s’je e kënaqur as me veten. Paqe e dashuri për ty”, i është kthyer reperja.

https://www.instagram.com/p/B6Nc7sbgLmb/?utm_source=ig_web_copy_link