Tayna ka sjellë fotografi të reja nga pushimet në Tajlandë.
Tayna pas publikimit të projektit të ri, ka udhëtuar për në Tajlandë, ku po pushon, shkruan lajmi.net.
Rep-artistja në këto pushime po shoqërohet nga prindërit, ndërsa për fansat nuk i ka kursyer imazhet nga atje.
Së fundi, ajo ka vizituar kopshtin zoologjik, ku edhe u fotografua pranë një tigri.
Për ndryshe, projekti i ri “Kce” nga Tayna ka marrë mbi 3 milionë klikime në kanalin YouTube.