Fjalë Kyçe

Tayna nxjerr zbuluar Melindën, “Palo” ngjashmëri të madhe me këtë projekt të huaj

Tayna nxjerr zbuluar Melindën, “Palo” ngjashmëri të madhe me këtë projekt të huaj

Melinda dy ditë më parë publikoi këngën e re.

Melinda pasi publikoi këngën “Palo”, në rrjetet sociale qarkulluan komente ku thuhej se ajo u bëri ‘diss’ repereve tjera me këtë projekt, shkruan lajmi.net.

Kësaj kënge, ajo ia ka shoqëruar edhe videoklipin, në të cilin erdhi tejet atraktive.

Por, ishte Tayna ajo e cila së fundi ka publikuar një video në InstaStory, në të cilën shfaqet duke dëgjuar këngën me titull “Palo”, kënduar Puri, KILATE TESLA  dhe Kalibwoy.

Ky projekt, i publikuar në maj të këtij viti, ka ngjashmëri të madhe melodike me këngën “Palo” nga Melinda.

Për më shumë, dëgjoni të dy këngët në linqet e mëposhtme dhe vlerësoni vetë ngjashmërinë mes tyre.