Ajo ka arritur që për një kohë shumë të shkurtër të sjell revolucion në hip-hopin shqiptar.
Bëhet fjalë për rep-artisten Tayna, e cila vazhdon të mbajë epitetin ‘sensacioni’ i këtyre kohëve të fundit.
Reperja me prejardhje nga Prizreni, është tejet aktive në rrjete sociale, duke mbajtur të informuar fansat për më të rejat nga jeta e saj.
Ndërkaq, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Tayna ka publikuar një imazh atraktiv, ndërsa ka bërë të ditur se kënga e re do të publikohet së shpejti.
Me një pamje sikurse në përralla, reperja është shfaqur me një veshje ekstravagante, ndërsa flokët rozë i ka lënë të lira mbi supe.
Krejt kësaj dukje ajo i ka bashkangjitur edhe një makijazh me shkëlqim, ndërsa qëndronte e ulur në një karrige.
https://www.instagram.com/p/CCRKHgqgVU_/?utm_source=ig_web_copy_link