Fjalë Kyçe

Tayna paralajmëron projektin e ri “OFG”, publikon një pjesë të shkurtër të klipit

Tayna paralajmëron projektin e ri “OFG”, publikon një pjesë të shkurtër të klipit

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, është drejt finalizimit të albumit, i cili do të jetë i pari në karrierë.

Pak ditë më parë, reperja nga Prizreni publikoj ‘intro’-n e albumit që mban titulli “Heroinat”, dhe u dedikohet të gjitha femrave shqiptare që kanë lënë gjurmë ndër vite.

Ndërsa, tani Doruntina Shala (emri i vërtetë) ka paralajmëruar projektin e ri, që është realizuar edhe me videoklip.

Përmes një postimi në Instagram, Tayna befasoi fansat me një pjesë të shkurtër të shkëputur nga videoklipi më i ri.

Kënga mban titullin “OFG”, ndërsa reperja mori vëmendje me paraqitjen atraktive dhe si çdo herë të veçantë.

“OFG, së shpejti”, ka shkruar Tayna në mbishkrimin e videos, duke bërë që të marrë reagime të shumta nga fansat e saj që presin me padurim projekte nga ajo.

https://www.instagram.com/p/CXGa3svgxIJ/

Në anën tjetër, Tayna ende nuk ka zbuluar datën e publikimit të albumit, teksa po shijon suksesin e bashkëpunimit të fundit me Ledri Vulën “Hala”.

Ndërkohë, reperja këtë kohë po vazhdon të jetë e angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore.