Fjalë Kyçe

Tayna pas suksesit që gëzoi me këngën ‘Ring Ring’ i bën vetes një dhuratë

Tayna pas suksesit që gëzoi me këngën ‘Ring Ring’ i bën vetes një dhuratë

Tayna është reperja që po lë gjurmë me tekstet e saja.

Tayna duke pasur shumë sukses në karrierën e saj si repere, dihet se gëzon edhe mjetet materiale të bollshme, shkruan Gazeta Alo.

Ajo në instastory ka publikuar nja foto ku shihet se ka blerë edhe një telefon të llojit Iphone tipit të ri.

Tayna për një kohë të shkurtër ka arritur të ketë shumë suksese prandaj edhe nuk është e çuditshme për jetën luksoze që bën.

Ajo së fundi ka publikuar këngën ‘Ring Ring’, duke ia kushtuar vetës dhe mundit të saj për të arritur majat e suksesit pa ndihmën e askujt siç thotë ajo.

Edhe rivalja e saj Rina Balaj javën që shkoi publikoi këngën e re,me një tekst ku shihet shumë qartë konkurrenca që ekziston mes repereve, pa përmendur edhe Melindën që gjithashtu së fundi iu është shtuar skenës sonë me ‘dissa’ që veçse jemi mësuar tashmë t’i shohim në skenën tonë./Gazeta Alo/