Fjalë Kyçe

Tayna përfshihet në një aksident trafiku

Tayna përfshihet në një aksident trafiku

Është aksidentuar reperja Tayna.

Reperja e re, Tayna, është përfshirë në një aksident të vogël trafiku mbrëmjen e së martës në Prishtinë.

Teksa po voziste me veturën e saj të tipit “Mercedes Benz” ngjyrë të zezë, ajo është aksidentuar pranë një veture tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Eqrem Çabej” në lagjen Bregu i Diellit në kryeqytet, shumë pranë Sallës “1 Tetori”.

Në një video të siguruar nga Telegrafi, shihet reperja e shoqëruar nga stafi saj, teksa futën në veturë pas përfundimit të ngjarjes.

Reperja me prejardhje nga Prizreni, emri i vërtetë i së cilës është Doruntina Shala, e kishte blerë veturën e saj të re të tipit “Mercedes Benz” rreth pesë muaj më parë, dhe vlera e saj mendohet të jetë rreth 30 mijë euro.