Fjalë Kyçe

Tayna publikon video duke dëgjuar këngën e Adelinës, ja si reagon ajo

Tayna publikon video duke dëgjuar këngën e Adelinës, ja si reagon ajo

Adelina reagoi pas publikimit të videos së Taynës duke u argëtuar me këngë të saj.

Tayna është rep-artiste e re në treg, e cila për pak kohë ka arritur të bëhet ndër emrat më të kërkuar të estradës, shkruan lajmi.net.

Tayna, së fundi ka publikuar një video, në të cilën shfaqet duke u argëtuar në veturë me këngën e Adelina Ismailit.

Kjo e fundit, e publikoi atë video në llogarinë e saj në  Instagram dhe shkruan “Dal kadale, ec ta ha loçken Tayna. Të dua”.

Adelina vitin e kaluar bashkëpunoi me reperen Rina Balaj për ripërpunimin e këngë “Çikat”. Mbetet të shihet nëse do ta shohim në një duet me Taynën.