Fjalë Kyçe

Tayna, sot për Natë t’Madhe bëhet bamirëse me këtë veprim

Tayna, sot për Natë t’Madhe bëhet bamirëse me këtë veprim

Sukseset e njëpasnjëshme pa dyshim që i ka arritur me zemrën e madhe që ka.

Kush tjetër përpos reperes së njohur, Tayna e cila për një periudhë të shkurtër arriti të depërtojë me shumë sukses në tregun muzikor shqiptar.

Përveç që përmendet për arritjet në karrierë dhe pamjen e fizike, tani Tayna zbulon edhe bamirësinë që ka në zemrën e saj, shkruan “Kosovarja”.

Sot, pikërisht për Natën e Madhe, përmes një postimi që ka bërë në rrjetin social Instagram, reperja prizrenase tregon se i ka ndihmuar të varfërve dhe se në këtë sfidë i etiketon edhe artistet e tjera.

“#tindihmojmtevarferit challenge @_burimademi. Kurre nuk kom pas deshire m‘i bo publike ndihmat qe i kom bo,po meqe u krijua ky challenge atehere mendoj se mesazhi qe percjell mund te influencoj edhe njerzit e tjere qe kane mundesi sado pak te bejne nje gje te tille. Ndihmo jo vetem tani me rastin e sfides,por sa here te mundesh! Nominoj te gjitha rap-artistet e tjer”, këto janë fjalët e saj.