Fjalë Kyçe

Tayna starton me koncerte: Më ka marr malli me e “kall”

Tayna starton me koncerte: Më ka marr malli me e “kall”

Pas një periudhe të gjatë pas pandemisë Covid-19, gjërat po rikthehen në normalitet.

Kështu edhe artistët që kanë pezulluar të gjitha aktivitete dalëngadalë po fillojnë koncertet.

Është Tayna ajo që ka njoftuar se ka startuar me mbrëmje muzikore, dhe koncerti i parë do të jetë në Zvicër.

“M’ka marr malli me kall”, ka shkruar Tayna në postimin ku paralajmëronte koncertin e parë pas koronavirusit duke vendosur një emoji flakë.

https://www.instagram.com/p/CByf9uIgATp/?utm_source=ig_web_copy_link

Tayna do të performoj me 27 qershor, e shtune në një nga klubet më të njohura të shqiptarëve në Zvicër.

Ndërkohë, reperja nga Prizreni së shpejti pritet të publikoj këngë e re me videoklip.