Fjalë Kyçe

Tayna thotë se vazhdon të jetë ‘ëndrra e çdo vjehrre’

Tayna thotë se vazhdon të jetë ‘ëndrra e çdo vjehrre’

Tayna provokoi sërish në Instagram.

Tayna është një ndër artistet më aktive në rrjete sociale, e cila vazhdimisht sjell imazhe nga përditshmëria e saj, shkruan lajmi.net.

Rep-artistja, së fundi e ripostpoi imazhin tërheqës në bikini ngjyrë portokalli, të cilin e realizoi disa muaj më parë.

“Ëndrra e çdo vjehrre”, kishte shkruar atëherë Tayna, ndërsa tani thotë se vazhdon të jetë ende e tillë.

Kujtojmë se projekti i fundit i Taynës titullohet “Qe qe”, këngë me të cilën po qëndron në krye të tabelave.

Aktualisht, reperja është duke qëndruar për pushime në Amerikë, ku edhe po e shijon suksesin e këngës së re.