Fjalë Kyçe

Tayna: Veç unë i dal hakit Trumpit

Tayna: Veç unë i dal hakit Trumpit

Rep artistja Tayna jo rrallë herë ngrit zërin edhe për çështjet që e prekin shoqërinë.

Ngjarjet e fundit në të cilat është i përfshirë presidenti amerikan, Donald Trump e kanë nervozuar edhe Taynën, e cila nuk ka hezituar të reagojë në rrjetin social instagram, shkruan Kosovarja.

Me një foto artistike ku shihet se i ka drejtuar shkelmin drejt Trumpit , Tayna shkruan “Veq unë që i dal hakit ktij”.

Rikujtojmë, se Tayna është mjaft e komentuar dhe e pëlqyer nga publiku.

Ajo cilësohet si njëra ndër rep artistet më të guximshme, e cila numëron hitet e këngë të shumta.

Po ashtu, vlejmë të përmendim bashkëpunimin me Dafina Zeqirin ku së bashku arritën shifrën milionëshe në kanalin yotube.