Fjalë Kyçe

Të dielen mbyllen gjashtë rrugë në Prishtinë

Të dielen mbyllen gjashtë rrugë në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të dielën do të mbyllen për qarkullim gjashtë rrugë të kryeqytetit, shkaku i fushatës “Ditës pa Makina”.

Java Evropiane të Mobilitetit përmbyllet të dielen, me 22 Shtator në Ditën pa Makina në Prishtinë.

Komuna ka njoftuar sot se për këtë aktivitet, prej orës 11:00 deri në 18:00 disa rrugë të Kryeqytetit do të jenë të mbyllura për qarkullim:

Rruga “Agim Ramadani”

Rruga “UCK”

Rruga “Luan Haradinaj”

Rruga “Garibaldi”

Rruga “Xhorxh Bush”

Rruga “Eqrem Cabej”