Fjalë Kyçe

Të dielën, mot i nxehtë si pranverë

Të dielën, mot i nxehtë si pranverë

Dita e fundit e javës do të jetë me temperatura të larta, derisa javën tjetër pritet të ketë rënie të temperaturave.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që do të mbajë nesër në Kosovë.

Sipas IHMK-së, do të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Koha.net.

Tutje, IHMK-ja përmes njoftimit për parashikim moti thotë se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.