Fjalë Kyçe

Të dielën mot me diell në Kosovë

Të dielën mot me diell në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në vendin tonë të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë në vlerat e rrezikut, kështu që prej orës 9-17 preferohet të jeni sa më pak në kontakt direkt me rrezet e diellit.

Temperaturat maksimale në vendet fqinje (kufitare) do të jenë me sa vijon: Maqedoni 33 gradë Celsius, Shqipëri 31 gradë Celsius, Mal të Zi 28 gradë Celsius dhe në Serbi, temperaturat maksimale parashihen të arrijnë 30 gradë Celsius.