Fjalë Kyçe

Të enjten hapet tuneli i Mitrovicës

Të enjten hapet tuneli i Mitrovicës

Pritjes për hapjen e tunelit të Mitrovicës po i vije fundi.

Më në fund në qytetin e Mitrovicës nuk do të krijohen kolona në trafikun rrugorë, kjo për shkak se të enjten do të hapet tuneli në këtë qytet.

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Tregtisë, Rexhep Kadriu, e ka konfirmuar këtë për lajmi.net.

“Pasnesër në ora 14:00 do të bëhet hapja e tunelit të Mitrovicës”, ka treguar shkurt Kadriu për lajmi.net.

Ndryshe, ky projekt që financohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Tregtisë e që ka kosto rreth 380 mijë euro, kishte filluar në nëntor të vitit 2018 dhe ishte paraparë që të përfundojë brenda 60 ditësh.

Kujtojmë se, aktivistët e Vetëvendosjes kishin paralajmëruar protesta edhe para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Tregtisë në rast se tuneli nuk hapet deri më 1 maj.