Fjalë Kyçe

Të gjitha rrugët në Rahovec janë të kalueshme

Të gjitha rrugët në Rahovec janë të kalueshme

Reshjet e vazhdueshme të borës kanë bërë që shumë pjesë të vendit të mbesin të bllokuara, dhe me vështirësi qarkullimi.

Mirëpo, kjo gjë nuk ka ndodhur në Komunën e Rahovecit.

Në këtë komunë dhe fshatrat e saj përreth nuk ka asnjë problem sa i përket bllokimit të rrugëve.

Së paku kështu thotë për Gazetën Alo, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në këtë komunë Hasan Përboqi.

“Nuk kemi pas asnjë problem serioz në asnjë vendbanim, të gjitha rrugët janë të kalueshme” ka thënë ai.

Ndërsa i pyetur rreth asaj se sa kanë arritur kompanitë që të punojnë në pastrimin e rrugëve, ai ka deklaruar se për dallim nga viti i kaluar ku ka qenë e kontraktuar  vetëm një kompani  këtë vit janë dy të tilla./Gazeta Alo/