Fjalë Kyçe

Të gjithë vepruam gabim: OBSH thotë të mos përshëndetemi me bërryla, është shumë e rrezikshme

Të gjithë vepruam gabim: OBSH thotë të mos përshëndetemi me bërryla, është shumë e rrezikshme

Përshëndetja me bërryl, e cila u shndërrua në një zakon pas shpërthimit të pandemisë koronavirus, duhet të shmanget, pasi është shumë e rrezikshme, sipas shefit të Organizatës Botërore Shëndetësore, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ghebreyesus shpërndau një pohim të tillë në rrjetin social Twitter pas shkëmbimit të mesazheve mes ekonomistes Diana Ortega dhe tij, e cila deklaronte se OBSH nuk rekomandon përshëndetjen me bërryl, por përshëndetjen duke vendosur dorën në “zemër”.

“Drejtori i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus nuk e këshillon përshëndetjen me bërryla, pasi nuk ruhet distanca e sigurisë, duke rritur kështu mundësinë për transmetimin e infeksionit”, shkroi në Twitter ajo.

Formën e tillë të përshëndetjes e kanë praktikuar këtë lloj përshëndetjeje diplomatët në përgjithësi, sidomos pas rekomandimit për të mos shtrënguar duart si një masë parandaluese, fillestare, për transmetimin e virusit Covid-19 nga njëri person tek tjetri.

Pavarësisht kësaj, duke filluar që nga data 7 mars, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë e kishte rekomanduar si një praktikë të gabuar përshëndetjen me bërryla.