Fjalë Kyçe

“Të gjithë”, Zidane bën një parashikim të madh për karrierën e Mbappes në Real Madrid

“Të gjithë”, Zidane bën një parashikim të madh për karrierën e Mbappes në Real Madrid

Trajneri francez, Zinedine Zidane ka dhënë një deklaratë të madhe për Kylian Mbappe pas transferimit të këtij të fundit te Real Madridi.

Zidane është përkujdesur ta lartësoj bashkëkombësin e tij Mbappe, duke thënë se do të kalojë të gjithë te Real Madridi, me rekordet që do të vendos.

“Mbappe është këtu [në Real Madrid] tani. Ai do të shkruajë histori në klub dhe mendoj se do t’i kalojë të gjithë”, ka thënë Zidane për Telefoot.

Kjo është një deklaratë e madhe duke pasur parasysh rekordet e vendosura nga Cristiano Ronaldo te Real Madrid.

Nëse Mbappe synon ta kapërcejë legjendën portugeze, ai do të duhet të paktën t’i afrohet 450 golave dhe 120 asistimeve të shënuara nga CR7 në nëntë vite me Los Blancos.

Trofetë mund ta ndihmojnë vërtet Mbappen këtu. Pavarësisht shkëlqimit individual të Ronaldos, Real Madridi fitoi vetëm 16 trofe gjatë kohës së tij në klub, që është më pak se dy trofe në vit.

Skuadra e sotme është më pjellore kur bëhet fjalë për fitimin e kupave dhe ylli francez e ka një përparësi këtu.

Ndryshe, Mbappe i është bashkuar Real Madridit si lojtar i lirë me një marrëveshje që zgjat deri në korrik 2029.